Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen të dy veprave penale.
Në fshatin Grejkoc të Suharekës policia ka identifikuar një veturë e dyshuar me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar me iniciale L. R., i cili përkundër rezistencës së shfaqur kundrejt zyrtarëve policorë është arrestuar.
Policia njofton se, atij i është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe një karikator i pistoletës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit përmes të cilit është marrë urdhri verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake për bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit të lartcekur.
Gjatë bastisjes së realizuar, përfshirë këtu edhe kontrollin e kryer në vendngjarje, janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:
• tre (3) fishekë kalibër i panjohur;
• dy (2) peshore digjitale;
• një (1) kovë plastike me substancë të dyshuar për narkotikë heroinë pesha 1403.96 gramë;
• dy (2) aparate për vakumim;
• një (1) rolle najloni për mbështjellje të substancave narkotike;
• katёr (4) doza substancë të dyshuar narkotike lloji kokainë me peshë 2.076 gramë;
• një (1) karikator me tre fishekë kalibër i panjohur;
• para të gatshme në vlerё pesёqind (500) euro;
• një veturë me targa vendore;
• dy (2) telefona mobilë;
• një (1) pistoletë ngjyrë e zezë pa karikator.
Në lidhje me rastin personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit të tij me urdhër të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.