×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Fishkëllimat e tifozëve kosovarë në ndeshjen Kosovë-Izrael, UEFA hap procedurë

    Insajderi
    14 November 2023 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja e Kosovës të dielën e mposhti me rezultat 1-0 atë të Izraelit.

    Gjatë himnit kombëtar të Izraelit para ndeshjes, disa tifozë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” fishkëllyen atë, thotë CNN-i, duke u bazuar në disa video në rrjetet sociale, përcjell Gazeta Insajderi.

    UEFA, organi udhëheqës i futbollit evropian, deklaroi për mediumin amerikan se se “janë hapur procedurat për ‘trazira’ gjatë himneve kombëtare”.

    “Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të merret me këtë rast në kohën e duhur”, thuhet në deklaratë.

    Ndeshja fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor, por u shtye pasi shpërtheu lufta.

    Kosova fitoi me golin e sulmuesit të krahut, Milot Rashica. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark