Kandidati për Kuvend të Prishtinës në listën e LDK-së për Prishtinën, Fisnik Osmani ka qenë i ftuar në prorgramin “Ju flet Prishtina”, ku është diskutuar për ajrin në Prishtinë.
Ai tha se programi i kësaj partie i jep zgjidhje problemit të ajrit në Prishtinë.
“3 shtylla, 12 fusha, 287 masa – 60% prej të cilave lidhen me Prishtinën e gjelbër, ambientin, pastërtine dhe energjine”, tha Fisnik Osmani.
Osmanin tha se do t’i rrisin kapacitet energjetike.
“Maksimumi që mund të bëhet është dyfyshimi në 280 megavatësh. Në dy vitet e para do të fillojmë projektin e fizibilitetit për të gjithë Prishtinën”, tha kandiati për asambelist.
Sa i përkët veturave si një ndër ndotësit më të mëdhënj ai tha se kanë planifikuar që ta ridefeinojnë zonën e qendres dhe të subvencionojn makinat elektrike.
“Është lehtë të flasesh për programin e Kryetarit Rama, përvec që është i duhuri është i shkruar e secili prej nesh e kemi parë. Sepse, kemi program”, përfundoi ai.