Fitim Uka, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka prezantuar progrimin e Lëvizjes Vetëvendosje para mësimdhënësve.
“Bashkë me nënkryetaren Arbërie Nagavci dhe me prof. Hatixhe Hoxha, u takuam me mësimdhënësit dhe e prezantuam programin e Lëvizjes Vetëvendosje. Shqetësimet e mësimdhënësve janë të shumta, por plani ynë është i qartë dhe premtimet tona nuk janë vetëm për konsum electoral”, ka thënë Uka, shkruan Gazeta Insajderi.
“Ne do të angazhohemi për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve, përveç tjerash edhe duke krijuar bibliotekat e mësimdhënësve në secilën shkollë dhe duke i pajisur ato me literaturën relevante dhe të kohës. Për mësimdhënësit do të ofrojmë edhe mënyra të tjera të mbështetjes, që përfshijnë banimin me kosto të përballueshme apo shujtat përgjatë ditëve të mësimit. Poashtu, në bashkëpunim me mësimdhënësit, gradualisht do të sigurojmë një model të shpërblimit të performancës, me qëllim të stimulimit të performancës më të mirë”.