×
  • Showbiz
  • Show

    Fitoi betejën me sëmundjen, Çiljeta Xhilaga ndan momentin e ëmbël me nënën

    Insajderi
    16 October 2024 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë qëndrimit në Ferma VIP, Çiljet Xhilaga rrëfeu se nëna e saj vuante nga kanceri dhe ky ishte meraku i saj më i madh gjatë qëndrimit në reality show.

    Pak javë më parë, nëna e saj, Majlinda Xhilaga ndau në rrjetet e saj sociale lajmin e mrekullueshëm se kishte fituar betejën me sëmundjen.

    Sot, Çiljeta ka ndarë një foto me nënën e saj teksa konsumojnë kafe.

    “Mama Linda”, shkruan ajo krahas fotos.

    Kujtojmë se gjatë qëndrimit në fermë, Çiljeta tha se dëshira e saj është shumë e madhe për tu rikthyer në muzikë dhe skenë, por gjithashtu në planet e saj dhe partnerit të saj është të bëhen prindër të një vajze.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark