Martin Hinteregger i ka befasuar të gjithë duke u tërhequr nga futbolli aktiv në moshën 29-vjeçare. Qendërmbrojtësi austriak fitoi Europa League me Eintracht Frankfurt, klub me të cilin kishte edhe dy vite kontratë.
Tërheqja e tij nuk lidhet me problemet fizike. “Mendimet e para në lidhje me largimin nga futbolli më erdhën vjeshtën e kaluar. Nga pikëpamja sportive u gjenda në një fazë të vështirë: paraqitjet e mia ishin të luhatshme.
Fitoret nuk ishin më aq të bukura, por çdo humbje më dhimbtë dy herë më shumë. sukseset tona të përbashkëta në Europa League më motivuan edhe më shumë të them lamtumirë pas një sukses kaq të madh sportiv.
Dëshiroj të falënderoj shokët e skuadrës, trajnerët, ekipin që qëndron pas ekipit, të gjithë punonjësit dhe drejtuesit për besimin, mbështetjen dhe kohën fantastike që kam kaluar këtu.
Më vjen shumë keq. Për ta thënë më qartë: i dënoj me vendosmëri idetë ultra të djathta, intolerante dhe çnjerëzore.
Kushdo që më njeh e di se duhet të krijoj një distancë dhe të riorientoj jetën time. Jam mirënjohës që Eintrachti më dha mundësinë ta hedh këtë hap tani”, deklaroi Hinteregger, autori i 67 ndeshjeve dhe 4 golave me kombëtaren austriake.