Armando Broja ka shkëlqyer sonte në FA Cup kundër West Ham duke e ndihmuar skuadren e tij Southampton, të kualifikohet në çerekfinale, duke shënuar gol në fitoren 3:1, shkruan Insporti.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka realizuar në minutën e pestë shtesë për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij.
Broja kaloi disa lojtarë kundërshtarë dhe “shkundi” rrjetën duke kompletuar një gol fantastik.
Ai po ashtu ndikoi edhe te goli i dyte i vendesve, pasi fitoi penalltinë të cilen e konvertoi ne gol kapiteni Ward-Prowse.
Broja e nisi ndeshjen nga banka rezervë dhe u inkuadrua me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes.
Paraqitja e tij është vlerësuar me notën 7.6 nga “Sofascore”.