Rahoveci i është kthyer fitores në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të premten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci e ka mposhtur bindshëm Prishtinën me rezultat 41:29. Kjo ishte kryendeshja e xhiros së 24-t.
Deri në minutën e 15-të u luajt lojë e barabartë. Me një seri golash, Rahoveci u shkëput në 16:10 e më pas në 18:11. Në pjesën e dytë Rahoveci me lojë të shpejtë dhe efikase ka mbajtur vazhdimisht epërsi të lartë, që në fund ishte 12 gola.
Portieri Arbër Curri u dallua te Rahoveci me shumë pritje. Më efikasi ishte Alban Haziri me 10 gola, ndërsa nga shtatë i shënuan Mali Lusha e Marley Wallace.
Te Prishtina shtatë gola i shënoi Rron Ramadani, ndërsa nga pesë i kishin Vlerson Zherka, Agon Bajqinovci dhe Endrit Tafarshiku. Por skuadra prishtinase u dominua plotësisht dhe tani e pret garë jo e lehtë për plejof.
Me fitore, Rahoveci doli në vendin e tretë me 23 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vendin e katërt.