×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Fitorja e parë për “Dardanët”, Kosova mund Austrinë në Kampionatin Evropian

    Insajderi
    21 July 2022 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova ka shënuar fitoren e parë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U20. Dardanët kanë mundur Austrinë me rezultat 79:72 (25:10, 16:22, 17:15, 21:25, përcjell FrontOnline.

    Vetëm pesë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë dhe më pas Dardanët shkëputen, duke e fituar çerekun e parë 25:10. Periudha e dytë ishte e baraspeshuar deri në fund, kur austriakët shënuan pesë pikë radhazi për të shkuar në pushim me shifrat 41:32.

    Basketbollistët e rinj të Kosovës në periodën e tretë ngritën epërsinë në 17 pikë, 50:33, që ishte më e larta në këtë sfidë, por që gjithsesi u ngushtua pak nga kundërshtarët, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:47.

    Ndeshje interesante u zhvillua deri në fund, ku Austria ngushtoi rezultatin në 75:72, por Kosova ishte më e vëmendshme, duke triumfuar 79:72, që ishte fitorja e parë në grupe pas tri humbjeve, duke përfunduar në vendin e katërt, ndërsa Austria numëron katër humbje, duke u renditur e fundit apo e pesta.

    Te Kosova u dalluan Don Polloshka me 18 pikë e 11 asistime, Bardh Istrefi me 17 pikë e dhjetë kërcime, Visar Ejupi me 12 pikë dhe tetë kërcime, si dhe Donat Rexhepi me 16 pikë.

    Kosova ndeshjen e ardhshme e zhvillon të premten ndaj Rumanisë, nga ora 12:30 për vendet 9-16.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark