×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Fitorja e pashmangshme,” Zelensky: Kemi motivim, miq dhe diplomaci për ta arritur

    Insajderi
    24 February 2023 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po mban pasditen e së premtes nga Kievi një fjalim që shënon njëvjetorin e luftës së nisur nga Rusia.

    Gjatë fjalës së tij, lideri ukrainas u shpreh i bindur se fitorja për vendin e tij do të jetë e pashmangshme. Po ashtu, Zelensky theksoi se vendi që ai drejton e ka treguar që mund ta mbrojë veten.

    Fitorja do të jetë e pashmangshme. Jam i sigurt që do të ketë fitore,” tha ai duke iu përgjigjur një pyetjeje të bërë nga Christiane Amanpour e CNN.

    “I kemi të gjitha për ta arritur. Kemi motivim, siguri, miq dhe diplomaci. Të gjithë ju jeni bërë bashkë për këtë,” shtoi ai.

    Po ashtu, gjatë konferencës me shtypin, Volodymyr Zelensky kërkoi edhe një moment heshtjeje për gazetarët që kanë rënë në luftë.

    Ndërsa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, Zelensky falenderoi vendet që e mbështetën Ukrainën në rezolutën e miratuar të enjten në mbledhjen e OKB-së. Po ashtu, ai u bëri thirrje vendeve të tjera që t’i bashkohen suportit për Ukrainën.

    Presidenti i Ukrainës i bëri thirrje Amerikës Latine, Afrikës, Kinës dhe Indisë që të bëhen pjesë e procesit të paqes mes dy vendeve në luftë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark