×
  • Sport
  • Sport

    Fitorja e vetme e Hamilton – britaniku merr çmimin ‘Aksioni i vitit në F1’

    Insajderi
    27 November 2022 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mercedes ka bërë një sezon për t’u harruar, njësoj sikur Lewis Hamilton.

    Sezoni 2022 nuk shkoi aspak mirë për skuadrën e Mercedes në Formula 1, pasi gjithçka u dominua nga Red Bull. Max Verstappen vendosi rekorde për t’u bërë kampion këtë edicion, duke lënë rivalin e tij Hamilton pa asnjë fitore.

    Makina W13 e skuadrës së Mercedes do të mbetet në kujtesë si një prej bolidëve më të dobët që ka prodhuar kjo skuadër. Por, gjithsesi, Hamilton arriti të merrte së paku një çmim me bolidin e tij këtë vit.

    Shtatë herë kampioni botëror ka fituar çmimin e F1 për ‘Aksionin më të mirë të vitit’, përcjell lajmi.net.

    Aksioni i cili i siguroi këtë çmim Hamilton ishte ai i garës së ‘Silversonte’, kur numri 44 parakaloi Charles Leclerc e Sergio Perez njëherazi në të njëjtën kthesë.

    Më poshtë mund ta shihni momentin në fjalë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark