×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Fituesi i edicionit të parë të Big Brother në Britani përfundon duke punuar në ndërtimtari

    Insajderi
    20 August 2023 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ai u bë një emër i njohur brenda natës kur u shfaq në Big Brother-in e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe fitoi.Por këto ditë Craig Phillips, 51 vjeç, ia ka kthyer shpinën vëmendjes mediatike dhe po punon në një kantier ndërtimi, shkruan The Sun.

    Ylli i spektaklit Big Brother, i cili zotëron kompaninë e tij të ndërtimit, po punonte së bashku me një ekip ndërtuesish gjatë një dite pune në Liverpool.

    Ai ishte duke punuar si ndërtues përpara se të merrte famë në shfaqje dhe pasi fitoi, ai gëzoi sukses të madh si ekspert i ndërtimit.

    “Më e fundit ishte ‘ndërtimi i ëndrrave’ tona, në të cilën unë dhe Laura, gruaja ime, ndërtuam një super shtëpi që kam ëndërruar ta ndërtoj për më shumë se 20 vjet. Ne ia dolëm të përfundojmë të gjitha gati për ardhjen e fëmijës tonë të parë në mars të vitit 2019”, tha ai.

    Ai i dha paratë e tij të çmimit mikes së tij me sindromën Down, Joanne Harris, për të paguar për transplantin e zemrës dhe mushkërive të saj.

    Paraqitja e tij vjen përpara rifillimit të Big Brother, i cilido të fillojë në tetor në Mbretërinë e Bashkuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark