Insajderi
Sport

Fjalë që vlejnë më shumë se një medalje: Lamine Yamal zbulon çfarë i tha Messi pas finales

Insajderi
21 July 2026 - 08:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fjalë që vlejnë më shumë se një medalje: Lamine Yamal zbulon çfarë i tha Messi pas finales
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një nga futbollistët më të mirë në botë, Lamine Yamal, zbuloi se çfarë i tha Lionel Messi pas finales së madhe të Kupës së Botës 2026.

Të dielën mbrëma, Spanja mposhti Argjentinën me rezultatin minimal 1-0, dhe goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Ferran Torres në minutën e 106-të.

Pas kthimit të tij në Spanjë, Yamal tha se për të Messi është lojtari më i mirë i futbollit në histori.

“Ai është dikush që gjithmonë e kam admiruar. Pas ndeshjes, doja t’i shprehja respektin tim”, shpjegoi fillimisht Yamal.

Ai pranoi se është ende e vështirë për të të kuptojë se sa shpejt ka evoluar karriera e tij.

“Nëse dikush do të më kishte thënë disa vite më parë se do të ngrija trofeun e Kupës së Botës këtu pasi të luaja kundër Lionel Messit, do të kisha menduar se ishte i çmendur”.

Biseda që pati me kapitenin argjentinas menjëherë pas ndeshjes finale i la një përshtypje të veçantë Yamalit.

“Ai më tha të vazhdoja në rrugën time dhe se e ardhmja i përket brezit tonë. Ato fjalë janë po aq të vlefshme sa medalja që më varen në qafë”, zbuloi spanjolli i ri. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark