×
  • Sport
  • Sport

    Fjalët e para të Rrahman Haradinit pasi u shpall president i FC Prishtinës

    Insajderi
    21 September 2023 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot (e enjte) është mbajtur Kuvendi i jashtëzakonshëm i FC Prishtinës, ku janë kryer disa transaksione të brendshme, me Rrahman Haradinin, i cili ka bërë thuajse të gjitha aksionet dhe tashmë është aksionari më i madh në klubin kryeqytetas.

    Rrahman Haradini premton se do të mundohet ta kthejë FC Prishtinën në majat e futbollit kosovar.

    Presidenti i ri i FC Prishtinës, Rrahman Haradini e ka komentuar largimin e disa prej aksionarëve të klubit, përfshirë këtu edhe Remzi Ejupin.

    “Klubi e ka vlerën më të madhe se krejt ata që kanë kaluar, ne që jemi duke kaluar dhe ata që do të vijnë, pra klubi mbetet më i vlefshmi për të gjithë ne. Vullneti ynë ka qenë, është dhe do të mbetet që ta qesë në binarë, që ta kthejë si i ka hije, që t’ia kthejë klubit reputacionin dhe ku e ka vendin”, deklaroi Haradini pas mbledhjes së sotme të kryesisë së klubit.

    Sa u përket borxheve eventuale ndaj lojtarëve, siç spekulohet në opinion, Haradini ka siguruar se për momentin me lojtarët aktuale me rroga klubi është zero me zero, pra nuk iu ka borxhe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark