Insajderi
Insajderi

Fjalët prekëse të shokut të oficerit të FSK-së i cili u vetëvra sot në Prishtinë

Insajderi
27 December 2020 - 19:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fjalët prekëse të shokut të oficerit të FSK-së i cili u vetëvra sot në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një pjesëtar i FSK-së ka kryer sot vetëvrasje me armë zjarri, në parkun e lagjes Arbëria në Prishtinë.

Shoku i tij Ilir Sefaj ka bërë një dedikim prekës për ikjen e tij nga kjo jetë. Mes tjerash ai tha se kishte pasur rastin të bashkëpunonte me të dhe se ai kishte punuar me nder për Ushtrinë e Kosovës.


“E kam pasur rastin të bashkëpunoj për një kohë të shkurtër me Kolonel Gyrner Muratin. Ushtarak e njëri më të kompletuar nuk kam takuar në jetë. Një burrë që ka punuar e vepruar me nder për vendin e në veçanti për ushtrinë e Kosovës, iku kaq tragjikisht. Një fund të tillë për të nuk do të mund ta imagjinonte askush që e ka pasur fatin ta njohë këtë Burrë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Kolonel”, ka shkruar ai.

Viktima është i moshës 47-vjeç, ndërsa nuk raportohen shkaqet që çuan deri te marrja e vendimit për kryerjen e këtij akti.

“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanl nisur një hetim per rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar policia.

Ndërsa, edhe nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së.

“Po e konfirmojmë lajmin, se ka ndodhur rasti tragjik ku oficeri i FSK-së kolonel ka bërë vetëvrasje. Policia e Kosovës dhe e FSK-së janë duke u marr me rastin. Për çdo informacion të ri do të ju njoftojmë me kohë”, është bërë e ditur nga FSK.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark