×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Fjalim i shkrimtarit Salman Rushdie nëntë muaj pas sulmit ndaj tij

    Insajderi
    17 May 2023 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkrimtari Salman Rushdie në një fjalim të rrallë publik që kur i mbijetoi një sulmi me thikë vitin e kaluar, ka paralajmëruar se liria e shprehjes është në rrezik.

    “Ne jetojmë në një moment, në të cilin liria e shprehjes, liria për të botuar, nuk ka qenë në jetën time nën një kërcënim të tillë në vendet e Perëndimit,” tha ai në një video-mesazh në The British Book Awards të hënën.

    “Natyrisht, ka pjesë të botës ku censura ka qenë e përhapur për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e botës: Rusia, Kina, në disa mënyra, edhe India. Por në vendet e Perëndimit, deri vonë, kishte një masë të drejtë lirie në fushën e botimeve”.

    Ai vazhdoi, “Tani, dua të them, duke u ulur këtu në Shtetet e Bashkuara, më duhet të shikoj sulmin e jashtëzakonshëm ndaj bibliotekave dhe librave për fëmijët në shkolla – sulmin ndaj idesë së vetë bibliotekave”.

    Rushdie, 75 vjeç, po i referohej përpjekjeve të politikanëve konservatorë për të ndaluar librat që trajtojnë tema të racës dhe identitetit gjinor, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

    Një raport i fundit nga PEN America, për të cilin Rushdie ka shërbyer më parë si president, zbuloi se ndalimet e librave në shkollat ​​publike vazhduan të rriteshin në vjeshtën e vitit 2022 dhe se gati një e treta ishin rezultat i drejtpërdrejtë i ligjeve të reja shtetërore. Ndërkohë, bibliotekat në të gjithë vendin po synohen të mbyllen.

    Autori fitues i çmimit Booker është i njohur ngushtë me kërcënimet ndaj shprehjes së lirë. Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent gushtin e kaluar pasi u godit me thikë disa herë para se të jepte leksionin të tij të planifikuar në Institutin Chautauqua në Nju Jork. Në mesazhin që u transmetua në ngjarjen e së hënës, ai mbante syze që i fshihnin njërin sy, të cilin e humbi shikimin pas sulmit. / klankosova.tv/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    29 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark