×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Fjalimi i Saranda Bogujevcit në Këshillin e Evropës (VIDEO)

    Insajderi
    11 October 2022 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka mbajtur fjalim në Asamblesë e Këshillit të Evropës.

    Ky është fjalimi i parë historik, ku Kosova përveç pjesëmarrjes ka pasur edhe të drejtën për fjalë.

    Ajo ka thënë se Kosova është demokracia më e gjallë në Ballkanin Perëndimor.

    “Kemi edhe vështirësi, përfshirë me fqinjët tanë dhe një të kaluar që nuk ka përfunduar shumë moti. Si Kosovë, jemi Evropë dhe nuk kemi të ardhme tjetër përveç të jemi pjesë e familjes evropiane”, ka thënë Bogujevci ndër të tjera.

    Më tej, ajo ka përmendur se është e mbijetuar e një masakre gjatë luftës në Kosovë, duke shprehur kështu mbështetjen për Ukrainën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark