×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Flamuri “autochtonous” në Tetovë, incident i panevojshëm dhe provokim për rrugën evropiane”

    Insajderi
    26 August 2023 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka deklaruar sot se valëvitja e simboleve kombëtare me hartën e “Shqiprisë Etnike” në eventin e djeshëm të Komunës së Tetovës, ka qenë i panevojshëm dhe provokim i ulët.

    Sipas Grubit, ky veprim nga krerët e opozitës shqiptare bëhet për t’u faktorizuar dhe për ta defokusuar opinionin nga ngjarjet tjera të rëndësishme, siç ishte, sipas tij, vizita e Gabriel Escobarit.

    “Janë parti të vogla me komplekse të mëdha, shpresoj që asnjëri prej nesh, as qytetarët, as institucionet dhe as mediat, të mos ua japim mundësinë që me gjeste të vogla të bëhen parti të mëdha. Ne nuk kemi nevojë për ngjarje të tilla, sidomos kur në vendin tonë vjen një mysafir i lartë nga Departamenti i Shtetit për të na dhënë mbështetje për integrimin evropian të vendit e ne të bëjmë diçka të tillë, të defokusojmë opinionin, atë ngjarje”, ka deklaruar Grubi.

    Sipas tij ai fjalor është vetëm për vetë-faktorizim dhe i shërben disa agjendave që nuk ia duan të mirën Maqedonisë, shqiptarëve apo dikujt tjetër, prandaj mendoj se duhet t’i injorojmë si faktorë margjinalë në shoqëri dhe incidente të panevojshme që janë provokim absolut për rrugën evropiane të vendit tonë./KlanMacedona

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark