×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Flamuri britanik në Pallatin Buckingham ulet në gjysmështizë

    Insajderi
    08 September 2022 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Flamuri në Buckingham Palace u ul në gjysmështizë në orën 18:30. Ndërsa u njoftua lajmi për vdekjen e Mbretëreshës, qindra njerëz u mblodhën jashtë portave. Disa filluan të qanin. Një helikopter i vetëm rrotulloi qiellin lart.

    Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë sot në Balmoral në moshën 96-vjeçare. Pyetja që shumë njerëz kanë është se kush do ta marrë drejtimin e mbretërisë. Pas 70 vitesh në sundimin e mbretëreshës, në fron do të ngjitet djali i saj, Princi Charles.

    Mbretëresha udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar dhe monarkinë përmes brezave të ndryshëm, duke fituar respekt dhe admirim në mbarë botën për përkushtimin e saj ndaj detyrës.

    Shumica e njerëzve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Commonëealth nuk do të kenë njohur një kohë pa atë si monarke.

    Një epokë që filloi në 1952, e njohur nga disa si epoka e re elizabetiane, ka përfunduar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark