Klubi anglez i Arsenalit ka shpalosur sot punën e tyre të re artistike për reklamat rreth e rreth stadiumit të tyre në Londrën Veriore. Pjesë e këtyre reklamave janë bërë edhe fansat zyrtarë të Arsenalit
Arsenali ka ndryshuar pamjen rreth e rreth stadiumit të tyre Emirates në Londër, duke prezantuar një punë të re artistike ku të pranishëm janë edhe fansat e ndryshëm të këtij ekipi jo vetëm në Angli por edhe jashtë saj.
Derisa në shumicën e banerëve të tyre që janë vendosur në pjesën e jashtme të stadiumit paraqitet historia afër 120 vjeçare e njërit prej klubeve më të vjetra në botë.
Por, në njërin prej këtyre banerëve është edhe flamuri i Kosovës.
Kryetari i fansave të Arsenalit në Kosovë, Arben Berisha tha se ka qenë ai që ka bërë kërkesë që të vendoset flamuri i Kosovës në njërën prej hyrjeve të stadiumit Emirates.
”Ne jemi të lumtur që Kosova do të jetë e pranishme në 20 vitet e ardhshme në njërin prej stadiumeve më të vizituar në botë. Ne tashmë jemi pjesë zyrtare e fansave të Arsenalit që disa vite dhe drejtuesit e klubit atje kanë vendosur që edhe ne të jemi pjesë e banerëve të tyre si nga pjesa e jashtme e stadiumit ashtu edhe nga ajo e brendshme të cilat do të shfaqen së shpejti”, ka thënë për Berisha.
Në anën tjetër, i njëjti ka shprehur edhe lumturinë e tij në Facebook ku ka shkruar një status.
“I lumtur sa me ska! Tanimë flamuri më i ri që iu bashkua grupit të flamujve të fansave të Arsenal të mbarë botës të vendosur në muralin e stadiumit të Arsenal është ky , flamuri i Kosovës tonë i cili do të qëndrojë aty për 20 vitet e ardhshme, e gjithë kjo falë angazhimit tonë si fansa të Arsenal nga Kosova.