×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin nga Gjimnazi “17 Shkurti”, këto janë shkaqet e vdekjes së nxënëses së tyre

    Insajderi
    08 August 2022 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme, Gjimnazi “17 Shkurti” njoftoi për vdekjen e nxënëses së tyre, derisa sot për Insajderin kanë bërë të ditura edhe shkaqet e vdekjes.

    Nxënësja e Gjimnazit ndërroi jetë pasi kishte pasur gjakderdhje në tru, dhe kishte qëndruar në koma disa muaj.

    “Ka pasë gjakderdhej në tru para disa muajve, mandej qēndroi nē komē, dhe nuk arriti të rikthehet nē jetë” – bënë të ditur nga Gjimnazi “17 Shkurti”.

    Ndër të tjerash, në njoftimin mortor të ditës së djeshme shkruhej se; “Magbulja, ishte nxënëse shumë e dashur, me qasje shumë konstruktive dhe të matur me të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë”.

    “Andaj, ndarja e saj nga kjo jetë, ka lënë në mërzi, jo vetëm pjesëtarët e familjes, por edhe të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë e saj. Do të na mungojë përherë fytyra e saj e buzëqeshur, fryma pozitive dhe përkushtimi me plot dashuri për jetën”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark