Në momentin që u bë e ditur se një grup studentësh serbë do ta vizitonin fshatin heroik të Republikës së Kosovës, reagim të shpejtë pati nga Tifo- grupi i klubit të Drenicës “Shqiponjat e Zeza”.
Ata bënë të ditur nuk do ta lejojnë vizitën e tyre në Kompleksin Memorial “Adem Jashar”, madje theksuan se nëse ndodh një gjë e tillë do të ketë pasoja të rënda.
Insajderi gjatë ditës së sotme raportoi se autobusi që bartte studentët serbë është kthyer, megjithëse, më vonë u tha që në atë autobus nuk kishin qenë fare studentët serbë.
Por, një gjë të tillë e kanë mohuar tifo- grupi “Shqiponjat e Zeza”, të cilët për Insajderin shpjeguan situatën – duke pohuar se në autobusë kishte studentë serbë.
“Ka pasur studentë nga vende të ndryshme, ku në bashkëpunim me policinë kemi hy në autobus me i identifikuar – ka pasë edhe serbë”
“Kur të përfundon i gjithë procesi mundem me shpjegu gjithë situatën, sepse ende ka tendenca që autobusi me u rikthy” – përfunduan ata.
Kujtojmë se, studentët serbë po gjenden në Kosovë në kuadër të Universitetit Veror të Prishtinës.
/Insajderi.org