×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Flet avokati i dajës së vajzës që e rrahu logopedin Iljasa Fazliu pasi ia abuzoi mbesën 3 vjeçare

    Insajderi
    27 November 2022 - 15:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas raportimit të Gazetës Insajderi në lidhje me abuzimin e logopedit gjilanas, Iljasa Fazliu ndaj vajzës së mitur në ordinancën e tij AAR LOGO +. Insajderi ka kontaktuar me avokatin e dajës së vajzës që e rrahu doktorin, Arbër Spahiu.

    Sipas avokatit Spahiu, prokuroria ka bërë kërkesën për masën e paraburgimit dhe daja i vajzës që siç mëson Insajderi është R.V dyshohet për vepren sulm ndaj personit zyrtar.

    ‘E perfaqesoj me autorizim, unë dhe Vlora Kadriu. Kemi marre autorizim jemi në pritje të noftimit për mbajtjen e një seance. Prokuroria ka bërë kërkesë për masën e paraburgimit, është i dyshuar për vepren sulm ndaj personi zyrtar”, tha Spahiu për Insajderin.

    I pyetur se deri në çfarë periudhe mund të dënohet logopedi, Spahiu tha se jo më shumë se një vit.

    Gjithashtu, avokati tha se sulmi i familjarëve të vajzës nuk është relevant kundrejt veprimeve që ka marrë logopedi, pasi ata ishin në afekt pasi kishin parë xhirimet.

    Insajderi do të iu mbaj të informuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark