×
  • Sport
  • Sport

    Flet babai i talentit të madh shqiptar, ja pse djali i tij e zgjodhi Zvicrën para Kosovës

    Insajderi
    21 September 2022 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Talenti i madh i futbollit, Ardon Jashari, është një tjetër lojtar shqiptar që ka pranuar të luaj me Kombëtaren e Zvicrës.

    Ai këtyre ditëve mori ftesë nga trajneri Murat Yakin për t’iu bashkuar Zvicrës për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

    Mesfushori 20-vjecar i Luzernit, me rrënjë nga Kumanova (Maqedonia e Veriut), te Zvicra ka gjetur Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

    E për zgjedhjen që bëri Ardon Jashari u shkrua shumë nëpër mediat e Kosovës.

    Zyrtarë të FFK-së u kanë thënë atyre se kanë tentuar ta bindin Ardonin, por nuk ia kanë dalë.

    Open-TV ka kontaktuar babain e futbollistit, Armend Jashari për të mësuar se, nëse kanë pasur kontakte nga ndonjë federatë e futbollit, siç është: FFK, FSHF dhe FFM për djalin e tij.

    “Ne nuk kemi pasur asgjë official nga asnjë Federatë, e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Kjo është përgjigja e plotë nga ana ime”, ka deklaruar për Open-TV, Armend Jashari, babai i futbollistit.

    Kombëtarja e Zvicrës po përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Spanjës më 24 shtator dhe kundër Çekisë me 27 të këtij muaji.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark