Afrim Cena, babai i 20 vjeçarit nga Gjilani i cili është arrestuar nga policia për sulmin ndaj një diskoteke ka thënë se veprimi i djalit të tij ka ardhur si pasojë e provokimeve të vazhdueshme që sigurimi ka bërë natën e 29 korrikut.
Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Afrim Cena i cili është i njohur edhe për shkak të profesionit që ushtron si psikiatër ka kërkuar që të zbardhet e vërteta që lidhet me rastin e djalit të tij.
Ai po pretendon se në bazë të informative që ai ka mbledhur, thotë se shkojnë në favor të një “provokimi të dukshëm” nga ana e sigurimit.
Tutje – sipas tij, Lorenti është kërcënuar edhe ma armë.
“Të gjitha informatat që më vijnë nga njerëzit që kanë qenë prezent aty shkojnë në favor te një provokimi të dukshëm të një kërcënimi të vazhdueshëm që ka ardhur nga personat që njihet aty si sigurim pa ndonjë antecedente në të kalumen me fëmijën tim. D.m.th ata djemt aty thonë se sigurimi vazhdimisht ka shku dhe e ka provoke Lorentin sikur që kanë ekspozu armë që kanë ata me vete”, ka thënë ai.
Cena bën thirrje që të zbardhet ky rast në mënyrë të paanshme dhe opinion të dijë se çfarë bëjnë personat qe thirren si sigurim para dyerve të diskotekave.
“Ka shumë rëndësi që të zbardhet rasti në mënyrë që gjithë pesha e veprimit të mos atribuohet njëanshëm po mendoj që është e rëndësishme që nganjëherë veprimet që ndodhin tregojnë se çfarë ka qenë sebep deri tek një veprim i tillë. Opinioni duhet me ditë se çka në të vërtet po ndodh në këto diskoteka dhe duhet që shoqëria jonë që këto diskoteka a janë kulte fetare a janë kisha, xhamia apo janë diskoteka cili është roli i sigurimit aty” thotë ai për Insajderin.
Lorent Cana është ndaluar për 30 ditë pasi gjykata ka caktuar masën e arrestit për këtë periudhë.
Si ndodhi rasti?
Në oborrin e diskotekës ku ka kënduar reperi i njohur, Mozzik, është hedhur një granatë dore dhe ka pasur gjuajte me armë zjarri.
Punëtoët e sigurimit kanë raportuar se një person i moshës 20-vjeçare ka shtënë më armë zjarri në drejtim të tyre dhe e ka hedhur një granatë dore që nuk ka shpërthyer.
Nga të shtënat me armë zjarri është dëmtuar një automjet i parkuar, ndërsa të lënduar nuk ka.
Në shtëpinë e të dyshuarit, njësitet policore kanë kryer bastisje, ku kanë gjetur e sekuestruar: tri armë gjuetie, një pistoletë dhe 16- copë fishekë cal-9×19 mm, në pronësi të prindit të të dyshuarit, ndërsa është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njësitë policore kanë pranuar informacionin se në oborrin e një diskoteke ka të shtëna me armë zjarri. Sipas dy ankuesve-punëtor sigurimi në diskotekë, një person i moshës rreth 20 vjeçare ishte afruar afër hyrjes se diskotekës dhe kishte shtënë me armë zjarri ne drejtim të ankuesve, gjithashtu i dyshuari kishte hedhur edhe një granatë dore e cila nuk ka shpërthyer. Nga të shtënat me armë zjarri është dëmtuar një automjet i cili ishte i parkuar ndërsa të lënduar nuk ka. Njësiti për deminim i policisë ka asgjësuar granatën e dorës pa ndonjë incident. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kosovar kanë gjetur e sekuestruar: tri armë gjuetie, një pistoletë dhe 16- copë fishekë cal-9×19 mm, në pronësi të prindit të dyshuarit, ndërsa është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”