×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajti me armë dhe granatë dore në koncertin e Mozzikut, Policia tregon se çka u sekuestrua në shtëpinë e të dyshuarit

    Insajderi
    29 July 2023 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në oborrin e diskotekës ku ka kënduar reperi i njohur, Mozzik, është hedhur një granatë dore dhe ka pasur gjuajte me armë zjarri.

    Punëtoët e sigurimit kanë raportuar se një person i moshës 20-vjeçare ka shtënë më armë zjarri në drejtim të tyre dhe e ka hedhur një granatë dore që nuk ka shpërthyer.

    Nga të shtënat me armë zjarri është dëmtuar një automjet i parkuar, ndërsa të lënduar nuk ka.

    Në shtëpinë e të dyshuarit, njësitet policore kanë kryer bastisje, ku kanë gjetur e sekuestruar: tri armë gjuetie, një pistoletë dhe 16- copë fishekë cal-9×19 mm, në pronësi të prindit të të dyshuarit, ndërsa është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

    I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

    Njësitë policore kanë pranuar informacionin  se në oborrin e një diskoteke ka të shtëna me armë zjarri. Sipas dy ankuesve-punëtor sigurimi në diskotekë, një person i moshës rreth 20 vjeçare ishte afruar afër hyrjes se diskotekës dhe kishte shtënë me armë zjarri ne drejtim të ankuesve, gjithashtu i dyshuari kishte hedhur edhe një granatë dore e cila nuk ka shpërthyer. Nga të shtënat me armë zjarri është dëmtuar një automjet i cili ishte i parkuar  ndërsa të lënduar nuk ka. Njësiti për deminim i policisë ka asgjësuar granatën e dorës pa ndonjë incident. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit  kosovar kanë gjetur e sekuestruar: tri armë gjuetie, një pistoletë dhe 16- copë fishekë cal-9×19 mm, në pronësi të prindit të dyshuarit, ndërsa është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark