×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Milionero, Bossi”, jeta luksoze e personit qe sulmoi me granatë në koncertin e Mozzikut

    Insajderi
    29 July 2023 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të enjten në oborrin e një diskoteke në Gjilan pati të shtëna me armë zjarri. Koncerti i reperi Mozzik u ndërpre nga policia. Gazeta Insajderi pak më parë ka raportuar se i dyshuar në këtë rast është Lorent Cana. Ai përveç që është djali i psikiatrit të njohur Afrim Cana, bën edhe një jetë luksi.

    Në shtëpinë e Canës, Policia gjeti  tri armë gjuetie, një pistoletë dhe 16- copë fishekë cal-9×19 mm, në pronësi të prindit të të dyshuarit, ndërsa është konfiskuar edhe një pistoletë e tipit TT, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

    Lorent Cana, duket se jeton një jetë luksoze. Në llogaritë e tij ndan foto ku paraqitet në vetura luksoze.

    Në llogaritë e tij sociale ndan foto ku paraqitet në vetura luksoze.

    Ndërsa nga shokët e tij cilësohet si milioner.

    Cana është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark