Llapi ka luftuar shumë por nuk ia ka dal të përmbys Buducnostin në Ligën e Konferencës.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, janë ballafaquar Llapi e Buducnosti në sfidën kthyese në garat ndërkombëtare.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Podgoricë u mbyll me fitoren e malazezëve me rezultat 0:2, ndërsa kjo në Prishtinë përfundoi me barazim 2:2.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Batatina falënderoi të gjithë për përkrahjen, teksa analizoi edhe ndeshjen.
“Dua të falënderoj kombin shqiptar, të gjitha tifozeritë që ishin prezent dhe na përkrahën. Nuk mund ta përshkruaj emocionin sot në “Fadil Vokrri”. U munduam të bëjmë maksimumin në këtë ndeshje, goli i parë i hershëm na prishi planet tona. Nëse nuk e kishim pranuar golin e dytë, mund ta kishim rikthyer. Djemtë dhanë gjithçka nga vetja. Fati nuk ishte me neve në ndeshjen e parë”, tha Batatina.