Christian Eriksen është mirë dhe tashmë ka kaluar rrezikun për jetë, pas arrestit kardiak që e pësoi të shtunën gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë, raporton Insporti.com.
Në ballinën kryesore të “La Gazzetta dello Sport”, agjenti i fantazistit, Martin Schots, ka treguar se Eriksen i ka thënë se do ta kalojë këtë gjendje dhe do të rikthehet të stërvitet.
“Ai ndihej i lumtur sepse pa përreth shumë njerëz që treguan dashuri ndaj tij. Atij i kanë ardhur shumë mesazhe nga e gjithë bota, jo vetëm nga shokët e skuadrës, por edhe nga tifozët. Ai dëshiron të di [farë në të vërtetë ndodhi më të”.
Gjithashtu sipas të përditshmes sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” tregon bisedën e zhvilluar mes Eriksenit dhe shokëve të skuadrës së Danimarkës në një video:
“Si jeni? E ndjej që jeni më keq se unë. Unë nuk dorëzohem, jam gati për tu stërvitur.”, ishte biseda e lojtarit të Interit me shokët e kombëtares.
Ende nuk dihet se a do t’i bashkohet përsësi skuadrës së Danimarkës për vazhdimin e Kampionatit Evropian “Euro2020”. /Insporti.com/