Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes me Italinë.
Zvicra u mposht nga Italia në “Stadio Olimpico” në kuadër të Grupit A në “Euro 2020”.
Zviceranët tani gjendën në pozitën e tretë me një pikë. Ata në ndeshjen e radhës do të ndeshen me Turqinë.
Pas ndeshjes me Italinë, kapiteni zviceran, Granit Xhaka ka deklaruar se Italia ishte thjeshtë më e mirë në këtë takim, por ata do të fokusohen në ndeshjen me Turqinë.
“Italia ishte skuadër më e mirë, kundër tyre nuk keni mundësi të fitoni në rast se bëni gabime. Tani ne duhet të përqendrohemi për ndeshjen ndaj Turqisë”, tha Xhaka.