×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Flet kolegu i policit të vrarë: U sulmuam në mënyrë tinëzare

    Insajderi
    24 September 2023 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afrim Bunjaku, pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë në një sulm të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit.

    Për momentin e sulmit ka shkruar Fahri Shala, kolegu i të ndjerit.

    Shala në profilin e tij në “Facebook” tha se u sulmuan në mënyrë tinëzare nga grupet kriminale.

    “Vrasja e tij është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe komunitetin në përgjithësi. Ne shprehim solidaritetin tonë me familjen e tij dhe ndjenjat tona më të ngrohta të ngushëllimeve. Ne besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që ata përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm do të gjenden dhe do të përballojnë ligjin. Kujtimi i kolegut tim Rreshter Afrim Bunjaku do të vazhdojë të jetë burim inspirimi për të gjithë ne që ndjejmë përgjegjësinë për të vazhduar detyrën tonë zyrtare me integritet dhe përkushtim”, shkroi Shala.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark