×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Flet nëna e Luiz Ejllit, ka një mesazh për banorët

    Insajderi
    07 February 2023 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Luiz Ejlli është njeriu më i përfolur i momentit, fenomeni i këtij viti, njeriu që po thyen çdo rekord shikueshmërie. Me mashtrime ose jo, Luizi ia ka dalë të jetë në qendër të vëmendjes.

    Kuriozitet të madh ka edhe për familjen e tij, e cila ka qëndruar larg mediave dhe vëmendjes, nisur edhe nga fakti që jetojnë në SHBA. Gjithsesi, përmes një telefonate nëna e Luizit ka thyer heshtjen. Në emisionin “Ditë pas Dite” në RTSH ajo ka treguar se po e ndjek Luizin dhe se është e lumtur për këtë rrugëtim të tij.

    Por, po ashtu tha se uron të ketë sa më pak njerëz negativë aty brenda. Besojmë se e dimë kujt i referohet.

    “Ajo më tha që është pa qejf dhe që është e lumtur që Luizi është mirë. “E shof që aty është një lojē e madhe nervash për të gjithë është e lodhshme për të gjithë, uroj që të ketë sa më pak njerëz negativë dhe ta shohin më shumë si një lojë”-tha Fjodora Fjora, duke transmetuar mesazhin e nënës së Luizit.

    Kujtojmë se së fundmi Luizi ka thyer edhe rekordin e fundit të mbajtur nga Donald Veshaj. Bëhet fjalë për atë të banorit të “BBV” me më shumë klikime në “Tik Tok”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark