×
  • Lajme
  • Insajderi

    Flet pronari i klubit: Iu kan gjujt Azetit në kerr edhe sigurimi ka gjujt allti

    Insajderi
    22 May 2022 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas raportimit se eskorta e rep artistit Azet u sulmua gjatë mbrëmjes së organizuar të shtunën nga ‘Passion Events’, Insajderi ka kontaktuar me pronarin e lokalit ku i njëjti tha se arsyeja e këtij konflikti ishte krejt tjetër, shkruan Insajderi.

    A.B (emër i njohur për redaksinë) tha se pas mbrëmjes disa shqiptarë kanë sulmuar disa çeçenë dhe më pas kan filluar të konfrontohen fizikisht.

    Më pas teksa vetura e rep artistit po largohej, sigurimi i klubit kishte shtënë me armë zjarri.

    “Pagesa u kan në rregull, do shqiptar i kan rreh çeçent n’qato momente u kan tu dal Azeti me kerr. Tu rreh ju kan gjujt Azetit në kerr edhe kan gjujt allti sigurimi”, tha ai për Insajderin.

    Sipas pronarit, lokali ishte i mbushur plotë dhe asnjë problem nuk kishte sa i përket kësaj pjese.

    Insajderi ka siguruar pamje ekskluzive të eventit ku dyshohet se u sulmua edhe Azet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark