×
  • Sport
  • Sport

    Flick i gatshëm ta shesë Pedrin, gjen edhe zëvendësuesin e tij

    Insajderi
    30 May 2024 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick thuhet se është i gatshëm ta shesë Pedrin, duke gjetur zëvendësuesin perefekt të tij.

    Sipas El Nacional, trajneri gjerman është më se i gatshëm ta bëjë këtë shkëmbim dhe thuhet se është një adhurues i mesfushorit të Bayer Leverkusen, Florian Wirtz.

    Wirtz ka qenë jashtëzakonisht mbresëlënës në një sezon që ka parë ekipin e tij të fitojë ligën gjermane pa humbur asnjë ndeshje të vetme.

    Në përgjithësi, 21-vjeçari ka bërë 49 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 18 gola dhe 20 asistime në një rol të mesfushës sulmuese. Megjithatë, duket tejet befasuese që Blaugranët janë të gatshëm të lënë të lirë Pedrin, i cili konsiderohet si një nga talentet më të mirë në Spanjë.

    Mesfushori katalanas luan një rol pak më të thellë në krahasim me Wirtz. Megjithatë ai ka humbur 19 ndeshje në të gjitha garat për shkak të lëndimeve këtë vit.

    Në përgjithësi, Pedri ka bërë 34 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën, duke shënuar katër gola dhe pesë asistime. Deri më tani gjatë kohës së tij në Camp Nou, spanjolli ka fituar një herë La Ligën.

    Pavarësisht sugjerimeve për këtë lëvizje, nuk ka gjasa që Wirtz të dëshirojë t’i bashkohet klubit katalanas. Me Xabi Alonson që mbetet te Bayer Leverkusen dhe klubi që siguron futbollin e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, e ardhmja duket e ndritshme për skuadrën gjermane.

    Nga ana tjetër, Barcelona nuk arriti të fitojë La Ligën këtë vit, duke përfunduar 10 pikë pas rivalit të madh Real Madridit. Përveç kësaj, ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve në fazën çerekfinale. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark