Hulumtimi përfshiu 30 gra, te të cilat u testua lëkura pas gjashtë dhe tetë orëve gjumë, transmeton KosovaPress.
Studimi tregon se pas gjashtë orë gjumë, te gratë e përfshira në hulumtim u rrit dukshmëria e rrudhave me 45 për qind, dhe skuqja e fytyrës dhe de-pigmentimi deri në 127 për qind.
Themeluesi i “School for sleep”, Gai Medous, shpjegoi se çfarë ndodh me trupin tonë kur flemë.
“Gjumi është koha kur trupi shërohet dhe nxjerr toksina nga lëkura. Kur flemë më pak se tetë orë, trupi nuk merr kohën e nevojshme për këto procese të rëndësishme”, tha ai.
Përveç dëmtimit të pamjes së mirë të fytyrës, mungesa e gjumit gjithashtu ndikon negativisht në nivelin e vetëbesimit. Është vërtetuar se përqindja e vetëbesimit në një person mesatarisht zvogëlohet 20 për qind nëse ai fle gjashtë orë dhe ndihet për 33 për qind më pak tërheqës gjatë gjithë ditës.