Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Florent Ukaj ka marrë mbështetje nga Strellci i Deçanit.
“Verë në Strellcin e Tahir Zemaj dhe njeriut që po e vazhdon rrugëtimin e tij, Armend Zemaj, të gjithë të angazhuar për t’i dalë krah fuqishëm Lidhjes Demokratike të Kosovës.”
“Strellci, i pathyer në secilën betejë dhe në secilën garë zgjedhore si asnjëherë më parë gati për 14 Shkurtin”, ka thënë Ukaj.