Florent Ukaj, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, mori sot pjesë në një tubim me qytetarë në fshatin Zhur të Prizrenit.
Ukaj tha se Zhuri është mobilizuar që të votojë masivisht për LDK-në më 14 shkurt, kur mbahen zgjedhjet parlamentare.
“Zhuri i mobilizuar për 14 Shkurtin, që Lidhja Demokratike të dalë e fuqishme”, ka shkruar ai në Facebook.
Florent Ukaj mban numrin 46 në listën e LDK-së për deputetë. /Insajderi.org