Kandidatja nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetare të Podujevës, Floretë Zejnullahu, ka vazhduar vizitat nëpër fshatra të kësaj komune.
Zejnullahu ka takuar sot gratë në fshatin Bajqinë.
Ajo ka premtuar se 50% do të jenë gra në qeverisje në Podujevë dhe se do të krijohen shumë vende pune.
“Takuam gratë në Bajqinë. Bashkë do ta bëjmë ndryshimin për gratë në Podujevë. Më shumë vende pune, më shumë çerdhe dhe 50% gra në qeverisje në Komunën e Podujevës”, ka shkruar Zejnullahu.