Florëtë Zejnullahu për herë të dytë kërkon mandatin e deputetes së Kuvendit të Kosovës, nga PDK-ja.
Ajo në takimet që ka zhvilluar me gratë nëpër komuna, ka premtuar se do të jetë zëri i tyre në forcimin e rolit të tyre.
“Si deputete do të angazhohem për forcim të rolit të grave si parakusht për një Kosovë të zhvilluar. Pandemia ka shkaktuar shumë probleme, e më së shumti e kanë pësuar gratë, veçmas ato që kanë qenë të vetëpunësuara. Së bashku do e realizojmë rimëkëmbjen e Kosovës”, tha ajo.