Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka bërë homazhe tek busti i Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në 24 vjetorin e rënies heroike, transmeton Insajderi.
Zejnullahu u shpreh se Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri realitet lirinë dhe shtetin e Kosovës.
“Në 24 vjetorin e rënies heroike kujtojmë pishtarë e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën”.
“UÇK bëri realitet lirinë dhe shtetin e Kosovës, UÇK bëri luftë të drejtë, të pastërt dhe çlirimtare. Lufta e Zahirit, Hakifit, Edmondit ishte në realitet dashuria e tyre për atdheun e lirë dhe të pavarur./Insajderi.org/