Kandidatja nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetare të Podujevës, Florentë Zejnullahu, ka takuar gratë në fshatin Sfeçël.
Zejnullahu ka thënë se fuqizimi i gruas në shoqëri është i domosdoshëm, pasi që kjo do të ndikoj në balancën gjinore.
“Fuqizimi i gruas në shoqëri dhe vendimmarrje është një domosdoshmëri në funksion të arritjes së balancës gjinore sikurse dhe të vet kontributit të papërsëritshëm që ato kanë në sferat ku ushtrojnë profesionin e tyre”,
Ajo me tej shtoi se në këtë takim kanë ndarë ide dhe plane të ndryshme për të ardhmën e Podujevës.