Floretë Zejnullahu, nga Podujeva, e cila është edhe mbesa e heroit, Hakif Zejnullah i cili ishte bashkëluftëtar i komandantit, Zahir Pajaziti, përsëri pjesë e garës për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Floretë Zejnullahu deputete në mandatin e kaluar në Kuvendin e Kosovës do të jetë pjesë e garës edhe në këto zgjdhje. Ajo mban numrin 33 në listën e PDK-së, shkruan Gazeta Insajderi.
Zejnullahu përmes një postimi ne profilin e saj zyrtarë në Facebook ka theksuar se është përgjegjësi dhe ndjenjë e veçantë krenarie që përsëri të jetë kandidate.
Për më shumë gjeni njoftimin e plotë të Znj. Floreta Zejnullahu në profilin e saj në Facebook.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Është përgjegjësi dhe ndjenjë e veçantë krenarie, që përsëri jam kandidate me numër 33 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete në Kuvendin e Kosovës.
Do të jem zëri i të gjithë qytetarëve të Kosovës. #PDK#Floreta33#Rimëkëmbje