Kandidatja për deputetet nga Partia Demokratike e Kosovës, Floretë Zejnullahu në takimet me simpatizantët e partisë ka shpalosur planin e rimëkëmbjes.
Sipas Zejnullahut, në sektorin privat do të investohen 1 miliard euro.
“Bashkë me Hylmi Veselin kishim kënaqësi të takonim Fatonin, pronarin dhe drejtuesin e “Vlera Sport” i cili është ndërmarrës që vepron në Fushë Kosovë. Bashkëbiseduam për Planin e Rimëkëmbjes me të cilin do të përkrahim ndërmarrësit në mbarë Kosovën. Mbi 1 miliard euro investime në sektorin privat, mbi 500 milionë euro investime direkte pa kthim, ulje të TVSH-së e politika favorizuese në doganë dhe akcizë”, tha Zejnullahu.