×
Zgjedhjet 2021

Floretë Zejnullahu premton mbështetje për gratë me kancer të gjirit në Podujevë

Insajderi
05 October 2021 - 12:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetare të Podujevës, Floretë Zejnullahu, përmes një postimi ka ofruar përkrahje për të gjitha gratë e diagnostifikuara me sëmundjen e kancerit.

Zejnullahu ka shkruar se muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për luftën ndaj kancerit të gjirit.

Ajo ka premtuar se në udhëheqjen e saj komuna do të jetë mbështetje për secilën grua.

“Si Kryetare e Podujevës do të ofroj gjithë mbështetjen time për të gjitha gratë që diagnostifikohen nga kjo sëmundje. Komuna do të jetë në mbeshtetje për secilën nga ju. Kanceri është sëmundje që nuk zgjedh. Ai mund të prek secilin nga ne”, ka shkruar Zejnullahu në Facebook.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark