×
Zgjedhjet 2021

Floretë Zejnullahu premton shtimin e investimeve të huaja

Insajderi
29 September 2021 - 15:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për kryetare të Podujevës nga PDK, Floretë Zejnullahu, ka takuar sot disa biznese në këtë komunë.

Zejnullahu ka premtuar se prioriteti kryesor për zhvillim ekonomik është krijimi i një ambienti të përshtatshëm për bizneset dhe iniciativat private si dhe shtimi i investimeve të huaja.

Ajo ka shkruar se bizneset kanë ikur nga Podujeva për shkak të pengesave nga udhëheqjet e mëparshme. Por ka thënë se kjo nuk do të ndodhë më.

“Komuna jonë do të jetë partnere dhe në shërbim të ndërmarrjeve të cilat operojnë në territorin e komunës”, ka shkruar Zejnullahu në Facebook.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark