Kandidatja për kryetare të Podujevës nga Partia Demokratike e Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka takuar sot banorët e fshatit Shtedim.
Zejnullahu tha se do ta transformojnë këtë fshat.
“Kishim takim shumë të mirë në Shtedim. Aty isha bashkë dhe me kandidatin për Asamble, Naser Vuqa”, ka thënë kandidatja për kryetare të Podujevës.
Në këtë fshat ajo tha se planifikojnë ta vendosin Parkun e biznesit.
“Aty do të vendosim Parkun e biznesit. Në mandatin tonë të parë do ti japim Llapit zhvillimin që Meriton”, tha kandidatja e PDK-së për Podujevën.