Kandidatja për kryetare të Podujevës, Floretë Zejnullahu, ka thënë se prioriteti kryesor për PDK në këtë komunë do të jetë mbështetja për gratë në biznes.
Ajo gjithashtu ka premtuar se do i përkrahë bizneset e vogla e të reja.
“Mbështetje për bizneset e vogla dhe të reja dhe veçmas mbështetje për gratë në biznes do të jenë prioritetet i qeverisjes tonë”, ka shkruar Zejnullahu.
Më tutje Zejnullahu ka premtuar se do ndërrmarr veprime për rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik.