Gjatë ditës së sotme në sheshin e dëshmorëve në Podujevë, në tytat e shtatorëve të heronjve, të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushevci e Edmond Hoxha, janë vendosur shirita të kuq, raporton Insajderi.
Ndaj këtij veprimi ka reaguar familja e Hakif Zejnullahut.
Reagimi ky i përcjell përmes një shkrimi të publikuar nga kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, e cila është edhe mbesa e Hakif Zejnullahut, heroit të Kosovës u cili u vra në një pritë me 31 janar të vitit 1997.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Familjes Zejnullahu:
Mëngjesin e sotëm në sheshin e dëshmorëve në Podujevë, në tytat e shtatoreve të heronjëve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushevci e Edmond Hoxha, persona të pandërgjegjshëm vendosin shirita te kuq.
Kjo sjellje e këtyre personave është e papranueshme për familjarët e heronjëve dhe bashkëluftëtarët e tyre.
Heronjët mbesin dhe janë ata të cilët me kontributin e tyre sot edhe e festojmë lirinë.
Çdo keqpërdorim me heronjët dhe shtatoret e tyre nga kushdoqoftë është i denueshëm dhe papranueshëm.
Shiritat e kuq më shumë na kujtojnë kohën e komunizmit dikur, kur të njejtit njerëz me brohoritje e pritnin Titon rrugëve me duartrokitje.