Kandidatja nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetare të Podujevës, Floretë Zejnullahu, ka takuar sot veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.
Zejnullahu ka premtuar se me udhëheqjën e tyre mirëqenia e veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve është e sigurtë.
Postimi i plotë:
Sot kisha takim shumë emocional me veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës të cilët janë edhe familja ime e dytë në Podujevë.
Si në çdo betejë tjetër do të jemi të bashkuar, të pathyeshëm. Në këtë periudhë vetëm me udhëheqjen tonë në Podujevë, me planin tonë është e sigurtë mirëqenia e veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve.