Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu ka mbajtur një takim me qytetarët e Klinës, shkruan Insajderi.
Aty Zejnullahu u shpreh se veteranët e UÇK-ës do ta votojnë Partinë Demokratike të Kosovës.
“Krejt veteranët e UÇK-së do të votojnë për PDK-në. Në Klinë folën bashkëluftëtarët e Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Faleminderit” – shkroi ajo.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Floretë Zejnullahu mban numrin 33.